Ditën e Hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Temperaturat më të larta do të shënohen në Berat e Elbasan me 38 gradë celcius.
Era me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-16 m/s.
Kjo do bëjë që valëzimi në det të jetë 1-3 ballë. Versus.al







