MAGAZINË /

Temperatura mbi 40 gradë në këto dy qarqe të vendit, si parashikohet të jetë moti sot

Parashikimi i motit, 2 korrik.

Shkruar nga Versus

Temperatura mbi 40 gradë në këto dy qarqe të vendit, si

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore në jug të territorit.

Temperaturat më të larta i kalojnë vlerat e shënuara deri tani. Në Elbasan pritet që temperaturat të shënojnë 40 gradë, ndërsa në Berat 41 gradë celcius. 

Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 7-8 m/s.
Në det do të ketë valëzim 1-2 ballë. Versus.al

Poll