
Me golin e shënuar vetëm 23 sekonda pasi kishte nisur ndeshja me Italinë, Nedim Bajrami hyri në librin e rekordeve në historinë e kampionateve europiane.
Ai arriti të mposhte Donarumën pasi mori topin nga një rivënie anësore e gabuar e Di Marcios. Goli i shpejtë la me gojë hapur tifozët italianë. Por edhe legjenda e Romës, Francesco Totti i cili po ndiqte ndeshjen, nuk u besonte syve.
“Mos po talleni, a është ky një montazh”, dëgjohet të thotë Totti, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale. Versus.al








