
Argjentina ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj Zvicrës, në një ndeshje që u vendos vetëm në vazhdime, atje ku do të takohet me Anglinë.
Kampionët e botës e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 10-të. Zvicra nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë rriti presionin. Pas një pritjeje fantastike të Emiliano Martinezit ndaj goditjes me kokë të Dan Ndoyes, zviceranët gjetën golin e barazimit në minutën e 67-të.
Ndeshja shkoi në minuta shtesë dhe golat e Martinez dhe Alvarez i siguruan Argjentinës kualifikimin për në gjysmëfinalet e Botërorit ku do të përballen me Anglinë.
Nga ana tjetër anglezët arritën të mposhtin ”vikingët” e Norvegjisë të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të me Andreas Schjelderup. Ata patën edhe shanse të tjera për gol të cilat nuk arritën t’i shfrytëzonin. Jude Bellingham u shndërrua në “heroin” e anglezëve duke shënuar 2 gola në minutat shtesë të fundit të pjesës së parë dhe në minutën e 93-të pas ndeshja kaloi në pjesë shtesë për shkak se koha e rregullt u mbyll në barazim. Versus.al

