Dibër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lumin Mat ku një 38 vjeçar është mbytur.
I ndjeri i identifikuar si Erkin Lika, mësohet se ka rënë nga Ura e Vashës në ujërat e lumit Mat teksa stërvitej me litar.
Ai ishte pjesë e skuadrave për shpëtimin e alpinistëve dhe të apasionuarve pas shpellave. Një grup hetimor po vijon kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të Likës poshtë Urës së Vashës dhe zonës përreth. Versus.al

