
Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bërxullë të Vorës pak pas mesnatës së mbrëmshme. 50 vjeçari Edmond Sula është ekzekutuar me armë zjarri në momentin kur po afrohej pranë banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 kur persona të paidentifikuar dyshohet se e kanë pritur të ndjerin dhe e kanë qëlluar me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Deri më tani nga detajet e zbuluara bëhet me dije se 50 vjeçari është qëlluar me plumb në kokë nga pas. Viktima merrej me shitblerje pronash. Hetuesit po hetojnë konfliktet e mundshme të tij pasi rezulton pa precedentë të mëparshëm penalë.
Dyshohet se autorët e kanë vëzhguar nga një lartësi me dylbi dhe më pas kanë kryer ekzekutimin. Versus.al

