AKTUALITET /

"Vinte në shtëpi në mëngjes", nëna e njërës prej 15 vjeçareve që dh*nuan të miturën: Thoshte dola me shoqet

Shkruar nga Versus

"Vinte në shtëpi në mëngjes", nëna e

Sot në Gjykatën e Fierit mbahet seanca për konfirmimin e masave të sigurisë ndaj 3 vajzave të cilat shfaqeshin në një video teksa dhunonin brutalisht një 17 vjeçare për motive xhelozie. Për njërën prej 15 vjeçareve, ishte caktuar më herët trajtim në spitalin psikiatrik pasi dyshohet se vuante nga probleme mendore, për 15 vjeçaren tjetër “arrest shtëpie” ndërsa për 19 vjeçaren, “arrest me burg”. Nëna e vajzës e cila po merr trajtim në spitalin psikiatrik tha se nuk i njihte as shoqet e vajzës të saj dhe as prindërit e vajzës së dhunuar. Ndërsa tregoi se e mitura kthehej në shtëpi në orët e para të mëngjesit dhe nuk i tregonte asgjë për atë çfarë bënte.

“Nuk di asnjë gjë, për gjendjen shëndetësore të vajzës. Jam shqetësuar shumë. Në spital e kam takuar dy herë, më duket jo aq mirë. Nuk e di nëse është në dijeni të pamjeve që janë bërë virale. Vajza kishte telefonin që i kemi blerë ne, rrobat çfarë ka pasur të vetat. Kur kthehej në orët e para të mëngjesit më thoshte se kam qenë me shoqe, nuk më tregonte.

Nuk i njihja shoqet, as prindërit e tyre. I pash për herë të parë në polici, ndërsa vajzën që kanë rrahur, prindin e saj nuk e njoh fare. Nuk kam marrë avokat për vajzën. Ne kemi një vit, kemi vajtur në polici disa herë. Kur ishim tek shkolla bashkë me bashkëshortin. ‘Zhduku jashtë’ na tha drejtoresha e shkollës kur i thamë për problemet e vajzës para një viti. Më nxori jashtë edhe mua dhe bashkëshortin nga zyra. Dua kurim të plotë për vajzën, e kam kërkuar në gjykatë kurimin për vajzën”, tha mamaja e saj.

Më herët, u ngritën dyshime se 3 vajzat dhunuese mund të kenë krijuar një skemë shantazhi pre e të cilës ra edhe njëri prej policëve që po merrej me hetimin e çështjes së dhunës. Versus.al

Poll