Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka publikuar në rrjete sociale dy video të dërguara nga një qytetar i cili pretendon se ka kapur në flagrancë njerëz duke blerë vota për kandidatin e PS, Arjan Jaupllarin.
"Filloi shpërndarja e parave nga PS për të marrë vota. Ndiqeni videon e bërë sot në fshatin Podgorie"- shkruan Spaho.
Në videon e parë, shihet momenti kur gjatë orëve të natës, qytetari i afrohet një makine të ndalur në mes të rrugës me drita ndezur me disa qytetarë të tjerë.
Pjesë nga videoja e parë:
Qytetari: Ça bëni këtu ju
Si je mirë
Nga ju kemi juve
Njeriu i Jaupllarit: Nga Korça
Qytetari: Cfarë bëni këtu
Njeriu i Jaupllarit: Është kandidati për deputet Arjani, e njeh Arjanin, Jaupllarin
Qyetari: Në këtë orë çfarë bëni këtu?
Njeriu i Jaupllarit: Ka ardhur per takim
Qytetari: Direkt te SPAK e keni tani
Njeriu i Jaupllarit: Po pse
Qytetari: Shperndani para ju
Njeriu i Jaupllarit: Nuk shperndajme para ne, ja takoje Arjanin vete
Më pas në një tjetër video ku filmon njërin prej qytetarëve që thotë se ka marrë para, qytetari tregon sesi kandidati i PS Arjan Jaupllari po blen vota në këmbim të parave.
“100 mijë i kishte dhënë mamasë. Kandidatit nuk ia di emrin Jaupllari më duket, kushëririt ia di siç ta thashë. Endri Jaxhi”- thuhet mes të tjerash në video. Versus.al








