Në komunikimin e zakonshëm të Rubrikës “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigjie njërit prej komentuesve i cili e kritikonte për largimin masiv të të rinjve gjatë kohës që ka qenë në pushtet.
Rama largoi përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se ata zgjodhën një rrugë tjetër dhe se ky është një trend historik të cilin e kanë kaluar edhe vende të tjera.
“12 vite në pushtet, largove të rinjtë nga atdheu”- shkruan komentuesi.
“Po mirë si ka mundësi vazhdon kjo këngë absurd? Pse unë i largova të rinjtë apo të vjetrit? Kur flasim për ata që zgjodhën një rrugë tjetër siç kanë zgjedhur një rrugë tjetër edhe vitet e mëparshme. Po të shikosh gjithë trendin e viteve, është trend historik. Kështu e kanë kaluar edhe vendet e tjera”- iu përgjigj Rama.
Një tjetër komentuesi që e akuzonte për “plaçkitjen” e votës, kreu i qeverisë iu kthye duke thënë se ai personalisht nuk ka asnjë lidhje me këtë gjë.
“Jo këtu, fjalën mbrapsht ty dhe gjithë atyre që e përdorin këtë fjalë. Unë personalisht nuk kam lidhje me këtë fjalë dhe as shumica e njerëzve me të cilët unë punoj”- shtoi kreu i ekzekutivit. Versus.al








