
Në 35-vjetorin e themelimit të PS Durrës, një ndër emrat e socialistëve që u dekoruan për kontributin e tyre ishte dhe ish-deputeti Jurgis Çyrbja.
Në ceremoninë e organizuar më 23 maj në Durrës, drejtuesi politik i PS në Durrës, Blendi Klosi i shpërndau Çyrbes dekoratën e mirënjohjes.
Ish-deputet i PS në zonën e Shijakut, Çyrbja pak muaj më parë la qelitë, pas një dënimi prej 2 vitesh burg për akuza të rënda, si transmetim i sekreteve shtetërore, përkrahje të personave në kërkim dhe korrupsion aktiv elektoral.

