POLITIKË /

A do jetë Berisha kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet? Bardhi dhe Topalli rrëzojnë deklaratën e Këlliçit

Sipas dy zyrtarëve të PD, kryeministër duhet të jetë kryetari i aleancës.

Shkruar nga Versus
A do jetë Berisha kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet? Bardhi
Gazment Bardhi dhe Jozefina Topalli

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi dhe Jozefina Topalli kanë rrëzuar një deklaratë të bërë më herët nga Belind Këlliçi sa i takon pyetjes nëse Berisha do të jetë kryeministër në rast se demokratët fitojnë zgjedhjet e 11 majit.

Këlliçi u shpreh se ata nuk po përpiqen të bëjnë Berishën kryeministër dhe se ky i fundit e kishte pranuar vetë se nëse PD fiton zgjedhjet do ketë një proces brenda koalicionit për zgjedhjen e kryeministrit.

Ndërsa Bardhi dhe Topalli të ftuar në “Opinion” e hodhën poshtë këtë mundësi duke thënë se kandidati për kryeministër është kryetari i aleancës që në këtë rast është Sali Berisha.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Analistja, Ornela Çuçi: Belindi tha se zoti Berisha nuk do të jetë kryeministri i ardhshëm? A po kandidon zoti Berisha për kryeministër?

Bardhi: Së pari, këtë nuk e caktoj as unë, as askush prej kolegëve të mi. Kandidati ynë për kryeministër është kryetari i partisë, kryetari i aleancës dhe s’ka asnjë diskutim.

Çuçi: A komunikoni ju me njëri-tjetrin para se të dilni?

Bardhi: S’ka asnjë diskutim. Ai që fiton zgjedhjet është kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

Topalli: Dhe zoti Berisha do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë pas 11 Majit, sepse në fakt ai po shkruan një histori të re. Po tregon ashtu siç e quante një ish-ambasador amerikan që është një fuqi e natyrës që po mobilizon energjinë, po jep vrull takimeve të jashtëzakonshme që po bëhen në Shqipëri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: