
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video përmbledhje të shkurtër nga konferenca e 8-të ndërqeveritare që u mbajt mbrëmjen e djeshme në Bruksel. Në video tregohet një mbledhje e tij me kabinetin qeveritar përpara se të niste konferenca.
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha po tregonte radhën e folësve në konferencë duke shprehur edhe bindjen se komisionerja Marta Kos do të thoshte fjalë të mira.
‘’Pastaj e merr fjalën Marta Kos, do të thotë fjalë edhe më të mira’’- u shpreh Hoxha.
Ndërsa Rama nga ana tjetër, nuk ngurroi të bënte batuta duke e konsideruar këtë si një ‘ceremoni martesore’.
‘’Do pranoni të martoheni me të’? Po pranoj. Putheni njëri-tjetrin’’- tha Rama duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve. Versus.al

