Mbrëmjen e sotme asambleja e Partisë Socialiste në njësinë nr.2 të Tiranës zhvilloi një mbledhje ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i cili pak ditë më parë kërkoi mobilizim të plotë për Tiranën një vit para zgjedhjeve vendore.
Mbledhja u zhvillua në një hotel të kryeqytetit dhe u drejtua nga sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi i cili është njëkohësisht bashkëdrejtues politik në këtë njësi. Po ashtu, të pranishëm ishin dhe bashkëdrejtuesit e tjerë, Gent Gazheli, Olta Manjani dhe Delina Ibrahimaj.
Tirana dhe Kukësi ishin dy qarqet me humbje votash të PS në zgjedhjet e 11 majit dhe për këtë arsye Rama ka kërkuar mobilizim të plotë. Versus.al

