
Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar sot urën e Mifolit në Vlorë ku situata paraqitet e rëndë si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut të cilat kanë shkaktuar që lumi Vjosa të dalë nga shtrati dhe të rrezikojë banorët.
Balluku siguroi se nesër do të ketë një mbledhje të komitetit të emergjencave ku Rama do të adresojë nevojat për zgjidhjen e situatës dhe për marrjen e masave të tjera.
“Kemi angazhimin edhe për shpëtimin e gjësë së gjallë. Kryeministri po dizenjon një paketë që do garantojë dëmshpërblimin si për pjesën bujqësore dhe banesat. Nesër do ketë një mbledhje të komitetit të emergjencave ku do bëhet edhe një adresim nga kryeministri jo vetëm për zgjidhjen e situatës, por edhe për aspektet e rëndësishme që duhen bërë të ditura. Në këtë moment u bëjmë thirrje dhe kërkojmë qytetarëve t’u përgjigjen thirrjeve të emergjencave civile. Duhet të marrim masa edhe më të shpejta se situata që mund të agravojë. Kemi shpresë për një rënie të Vjosës që afektohet edhe nga reshjet në Greqi në këto momente, por shpresojmë në orët e ardhshme”-deklaroi Balluku ndërsa nënvizoi se janë ngritur qendrat për akomodimin e banorëve të evakuuar. Versus.al


