Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është distancuar nga kryedemokrati Sali Berisha sa i takon akuzave ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Ai tha në emisionin “Open” se nuk e konsideronte SPAK-un “organizatë kriminale” si Berisha dhe se brenda institucionit ka prokurorë me integritet.
“Unë nuk e quaj grup kriminal SPAK-un. E kam thënë këtë dhe e them publikisht me gjithë koston që mund të marrë brenda partisë time. Nuk mund të them diçka që nuk e besoj. E kam thënë në këtë studio që ka prokurorë, shumë pak, me integritet aty dhe nuk mund t’i baltos ata. Ka njerëz prej tyre që u rrezikohet jeta dhe unë nuk u them dot kriminelë, ndërsa këtij zotërisë që e kam me letra i them kriminal sepse ka prishur prova dhe ka manipuluar dosje hetimore”- u shpreh Bardhi.
Më herët demokrati ka pasur akuza për prokurorin që ndoqi hetimet për rihapjen e dosjes “Xibraka” duke thënë se ky i fundit ka dukshëm ngarkesë politike dhe se ka fshehur identietin e 4 personave të përfshirë në laboratorin e kokainës. Versus.al








