POLITIKË /

Bardhi i reagon Ramës për mbylljen e TikTok: Gjen alibi për keqqeverisjen! Je shembulli më i keq për fëmijët

Sipas Bardhit vendimi i marrë për mbylljen e rrjetit social TikTok, është një tjetër alibi e kryeministrit Edi Rama për të justifikuar keqqeverisjen e vendit.

Shkruar nga Versus
Bardhi i reagon Ramës për mbylljen e TikTok: Gjen alibi për
Bardhi dhe Rama

Pas kryedemokratit Sali Berisha, edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për lajmin e mbylljes së rrjetit social TikTok për 1 vit rresht. Në një reagim në facebook, Bardhi shkruan se qeverisja e Ramës është modeli më i keq tek të miturit.

Sipas tij, gjëja më e shëndetshme është dhënia fund e qeverisjes së Ramës dhe jo mbyllja e rrjeteve sociale, të cilat sipas tij po përdoren si alibi nga Rama për mungesën e sigurisë në shkolla.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës!

Ajo i jep modelin fëmijëve se:

nëse vjedh bëhesh ministër;

nëse vret apo trafikon drogë bëhesh deputet;

nëse dhunon dhe bashkëpunon me bandat bëhesh drejtor policie;

nëse je arrogant bëhesh kryetar bashkie;

nëse je militant partie bëhesh drejtor shkolle; apo

nëse je bandit emëron drejtorë dhe fiton tendera.

A nuk është më e shëndetshme për fëmijët dhe garanci më e madhe për mirërritjen e tyre që të mbyllim qeverinë e Edi Ramës?! Sigurisht që PO!

Boll është boll, 12 vjet keqqeverisje dhe gjithmonë një alibi e gatshme që faji është diku tjetër. E vërteta është që faji është tek papërgjegjshmëria e Qeverisë së Edi Ramës, tek mungesa e politikave të duhura në arsim, tek shndërrimi i shumicës së mësuesve në trupë elektorale! Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: