Nga zgjedhjet e 11 majit, qarku i Kukësit ka nxjerrë tre deputetë: dy nga radhët e Partisë Demokratike dhe një nga Partia Socialiste. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është emri i ri në politikë që po ngjitet me shpejtësi, e reja Elvira Peka.
Me vetëm 25 vite "në kurriz", Peka ka dalë në krye të votave në rrethin e Hasit, duke lënë pas jo vetëm deputetin aktual Isuf Çela, por edhe kandidatin tjetër të PD-së, Shkëlqim Shehu, i cili ka siguruar vetëm 378 vota.
Ajo garoi në listat e hapura të Partisë Demokratike dhe performanca e saj bindëse është përkthyer në një mbështetje të gjerë nga zgjedhësit, duke e bërë një nga figurat më të votuara të qarkut.
Me një diplomë në Fakultetin Ekonomik dhe përvojë pune në një zyrë kontabiliteti, Elvira Peka duket se vjen në politikë si një zë i ri, i arsimuar dhe me energji për të përfaqësuar brezin e saj.







