POLITIKË /

‘’Benetin e bëri drejtor’’, Salianji i përgjigjet Berishës nga Shkodra: S’ka shans të përjashtohem nga PD

Salianji tha se emërimet pa meritokraci janë një prej shkaqeve pse PD ndodhet në këtë gjendje.

Shkruar nga Versus
‘’Benetin e bëri drejtor’’, Salianji i
Ervin Salianji

Ervin Salianji mbajti sot një takim me demokratët e Shkodrës me të cilët foli për situatën ku ndodhet Partia Demokratike, por edhe për gjendjen e vendit në kushtet kur qeveria është e tronditur nga skandalet.

Mes të tjerash i ktheu përgjigjie edhe pretendimeve të shpërndara nga drejtuesit e PD se takimi i tij në Shkodër është organizuar me mbështetje të kryebashkiakut Benet Beci. Duke e mohuar një gjë të tillë, Salianji akuzoi Berishën dhe drejtuesit e PD se ata e kishin emëruar drejtor Becin dhe kjo është një ndër arsyet pse PD ndodhet në këtë gjendje.

‘’Mesazhi i fundit që ju ka ardhur është më 17 mars, nuk ju kanë uruar as për krishtlindje, as për bajram, as për t’ju bërë ndonjë mesazh për thirrje për protesta, por ju bëjnë thirrje që të mos takohemi me njëri tjetrin. Siç e dinë qytetarët shkodranë, Benet Beci nuk ka qenë drejtor i emëruar prej meje, por i emëruar nga drejtuesit e PD në institucionet më të rëndësishme. Gabimet që ka bërë PD, kanë sjellë të jemi në këtë gjendje, për shkak të emërimeve nepotike e me lidhje familjare si rasti i të pandehurit Benet Beci i cili nga drejtor i PD sot është kryebashkiak i PS’’- u shpreh Salianji.

Ndërsa nuk la pa përmendur edhe deklaratat e Nokës e Berishës për vetëpërjashtim nga PD, duke thënë se një gjë e tillë nuk ekziston.

‘’PD ka një statut dhe nuk ka shans të përjashtohet askush nga PD. Por për shkak se zyrtarëve e rrogtarëve të PD nuk u vjen mirë që funksionin që kanë ta mbajnjë me punë, por  duan ta mbajnë me marifete, nxjerrin e shpikin terma që nuk ekzistojnë. Nuk ka vetëpërjashtim, ka përfshirje, ka vetëaktivizim, ka përballje’’- shtoi ish-deputeti. Versus.al

Poll