POLITIKË /

Berisha ndan VIDEO-mesazhin: Kurrë nuk heshta! U ktheva jo si politikan, por si misionar!

Në postimin e tij, Sali Berisha thekson se nuk është rikthyer në politikë si politikan, por si misionar. Ai shton se, për aq kohë sa Zoti t’i dhurojë forcë dhe frymë, do të vazhdojë të luftojë për kombin e tij.

Shkruar nga Versus
Berisha ndan VIDEO-mesazhin: Kurrë nuk heshta! U ktheva jo si politikan,
Sali Berisha në një nga mitingjet për zgjedhjet e 11 majit

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shpërndarë një mesazh video në rrjetet sociale katër ditë para zgjedhjeve parlamentare. 

Në postimin e tij, Sali Berisha thekson se nuk është rikthyer në politikë si politikan, por si misionar. Ai shton se, për aq kohë sa Zoti t’i dhurojë forcë dhe frymë, do të vazhdojë të luftojë për kombin e tij.

Kryedemokrati u bëri thirrje shqiptarëve që më 11 maj "të ndalin të keqen" dhe i ftoi të bashkohen të dielën për të votuar, duke theksuar se ky është momenti për të sjellë ndryshimin dhe për ta bërë Shqipërinë madhështore.

'Kurrë nuk heshta! U ktheva jo si politikan, por si misionar! Për sa kohë të më japë Zoti forcë dhe frymë do luftoj për vendin dhe kombin tim!
Ftoj shqiptarët të ndalim të keqen. Ditën e diel të bashkohemi, të votojmë ndryshimin për të bërë “Shqipërinë Madhështore”.' shkruan Berisha krahas videos së publikuar./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: