POLITIKË /

Berisha në votim si kandidat i vetëm, demokratët zgjedhin sot kryetarin e PD-së

Procesi nis në orën 08:00 në të gjitha degët e partisë, ndërsa rezultati pritet të shpallet mbrëmjen e së shtunës

Shkruar nga Versus

Berisha në votim si kandidat i vetëm, demokratët zgjedhin sot

Demokratët i drejtohen këtë të shtunë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin që do të drejtojë Partinë Demokratike në katër vitet e ardhshme. Në garë është vetëm lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin dhe të ardhmen e forcës politike.

Berisha ka deklaruar se, edhe pse në garë si kandidat i vetëm, procesi mbetet demokratik dhe synon ripërtëritjen e Partisë Demokratike pas zhvillimeve politike dhe zgjedhore të muajve të fundit.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe do të mbyllet në 18:00 në të gjitha degët e PD-së në rrethe. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme brenda partisë, këtë herë votat do të numërohen në qendrat ku është votuar dhe jo në selinë qendrore të PD-së në Tiranë.

Rezultati paraprak pritet të publikohet mbrëmjen e së shtunës, ndërsa drejtuesit e partisë e kanë cilësuar procesin si një moment të rëndësishëm për konsolidimin e strukturave të demokratëve.

Gjatë periudhës parazgjedhore, Komisioni i Zgjedhjeve në PD përjashtoi kandidatët që kërkuan të hynin në garë përballë Berishës, duke lënë në fletën e votimit vetëm emrin e tij.

Poll