
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Krujë ku përkujtoi datën e lindjes së Skënderbeut, 6 maj 1405. Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ky i fundit i kishte shkaktuar vendit dëme më shumë se pushtuesit ndër vite, madje shkoi më tej duke e quajtur ‘’Hamza’’.
“A nuk është ky një Ballaban, një Hamza? Çfarë mund t’i thuhet këtij? Prandaj dhe nderimi i Skënderbeut për çdo shqiptar të vërtetë është detyrim. Ka edhe detyrime dhe përgjegjësi. Miq, po ta përmbledhim me dy fjalë amanetin e prijësit tonë të pavdekshëm, ai është ky për shqiptarin: kurrë mos u dorëzo!
Ky është frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar. Ndaj dhe të vazhdojmë ne këtë betejë kundër këtij pushtuesi të egër që ka vendosur mbi shqiptarët një sistem shfrytëzimi kolonial duke vjedhur pasuritë e tyre, duke vjedhur fondet e tyre, duke poshtëruar gjysmën e kombit“, tha Berisha.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405 në Dibër në familjen fisnike të Gjon Kastriotit dhe vdiq më 17 janar 1468. Versus.al

