Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur mbahen zgjedhjet parlamentare kanë mbërritur denoncimet e para në redaksinë e para për parregullsi të ndryshme. Një qytetar shprehet se menjëherë pasi ka votuar ka mundur ta fshijë lehtësisht bojën me të cilën ‘markohen’ qytetarët për të bërë të pamundur rivotimin. “Unë sapo votova, por boja e gishtit u hoq menjëherë”, shkruan qytetari, votues në Tiranë.
Kjo problematikë është shfaqur dhe në zgjedhjet e kaluara ku shumë votues kanë denoncuar cilësinë e keqe të bojës, e cila është një masë parandaluese për të pasur një proces të rregullt zgjedhor. Ndërkohë dhe vetë PD ka bërë denoncim pranë KQZ-së duke i kërkuar këtij institucioni marrjen e masave të menjëhershme për të shmangur çdo parregullsi./ Versus.al







