POLITIKË /

KQZ vijon numërimin e votave, zarfet nga Greqia mbeten pezull për momentin

Sipas burimeve zyrtare, për zarfeve që kanë mbërritur nga Greqia do të merret një vendimmarrje e veçantë në një moment të dytë, pasi të jenë shqyrtuar të gjitha aspektet procedurale dhe ligjore që lidhen me to

Shkruar nga Versus

KQZ vijon numërimin e votave, zarfet nga Greqia mbeten pezull për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të vijojë me procesin e numërimit të fletëve të votimit brenda territorit të vendit, ndërsa ka lënë për momentin pezull shqyrtimin dhe hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia.

KQZ vijon numërimin e votave, zarfet nga Greqia mbeten pezull për

Ky vendim është marrë në kuadër të përpjekjeve për të shmangur vonesat dhe për të zhbllokuar procesin e numërimit, pas kontestimeve të ngritura nga përfaqësues të Partisë Demokratike. Sipas burimeve zyrtare, për zarfeve që kanë mbërritur nga Greqia do të merret një vendimmarrje e veçantë në një moment të dytë, pasi të jenë shqyrtuar të gjitha aspektet procedurale dhe ligjore që lidhen me to.

Zarfet që vijnë nga jashtë vendit janë pjesë e votës së diasporës dhe shpeshherë kanë krijuar debat politik për shkak të transparencës së procesit, origjinës së saktë të votave dhe afateve të mbërritjes.

Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përqendrohet në përfundimin e numërimit të votave të mbledhura brenda vendit, ndërkohë që rezultati përfundimtar do të përfshijë edhe votat nga jashtë, nëse ato plotësojnë të gjitha kriteret ligjore.

Poll