
Numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Fierit po shkon drejt fundit, teksa numrin më të madh të votave e ka siguruar kandidati i PS, Ceno Klosi me 15.208 vota.
I dyti është Klevis Jahaj me 12.293 vota. Pjesë e Kuvendit të ri do të jetë edhe Zegjine Çaushi e Roskovecit e cila u bë virale me videot e saj ironizuese ndaj Gazment Bardhit.
Gjithashtu me kutitë e numëruara deri më tani, pjesë e Kuvendit të nga lista e hapur e Fierit për PS-në do jenë edhe Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi dhe Dhimitër Kruti.
Nga ana tjetër, PD jo vetëm që nuk merr kandidatë nga lista e hapur, por ka humbur edhe një mandat nga lista e mbyllur në këtë qark. Më i votuari i demokratëve në listën e hapur është Gentian Çela me 7045 vota, i ndjekur nga Silva Hasaj me 4285 vota të cilët mbeten gjithashtu jashtë Kuvendit. Versus.al






