POLITIKË /

Debati me Farage për emigrantët shqiptarë, Rama flet për radion britanike: Ku dreqin do t’i gjeni njerëzit për t’ju shërbyer kafen?

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për radion britanike “Times Radio”, ku ka folur lidhur me çështjen e emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe debatin e tij publik për këtë çështje me liderin e partisë Reform UK, Nigel Farage.

Shkruar nga Versus
Debati me Farage për emigrantët shqiptarë, Rama flet për
Edi Rama dhe Nigel Farage

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për radion britanike “Times Radio”, ku ka folur lidhur me çështjen e emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe debatin e tij publik për këtë çështje me liderin e partisë Reform UK, Nigel Farage.

Lidhur me këtë çështje Rama tha se deklaratat e politikanit britanik ishin absurde:

“Ka shumë absurditet në të gjithë këtë, sepse nuk ka një numër të madh të burgosurish shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar që dallohen disi nga numri i përgjithshëm i të burgosurve në Britani dhe nga kombësitë e tjera të tyre. Pra, është një pjesë e vogël e mozaikut më të madh të gënjeshtrave dhe argumenteve vetëmashtruese që u përdorën për të bindur popullin britanik të largohej nga Bashkimi Evropian”.

Më pas ai shton:

“Të shkojmë faktet reale. Kemi bërë shumë punë me disa qeveri britanike dhe numri i shqiptarëve është ulur në një total jo relevant për një diskutim të tillë. Në anën tjetër vras mendjen, ku dreqin do t’i gjeni njerëzit për t’ju ndërtuar shtëpitë, për t’ju shërbyer kafen, për të qenë shoferët tuaj të taksive, shoferët tuaj të kamionëve? Kjo nuk është një pyetje që duhet t’i përgjigjem unë, por është për politikanët tuaj.“

Kjo intervistë vjen vetëm një javë, pasi politikani britanik Nigel Farage deklaroi se do takohet për drekë me kryeministrin Edi Rama. Takim që sipas tij do zhvillohet javët e ardhshme me shpresë për të arritur një marrëveshje për dëbimin e të dënuarve shqiptarë. Farage provokoi duke thënë se ndoshta kur të vijë në Shqipëri do të marrë dhe disa të burgosur shqiptarë me vete dhe do të rezervonte një avion të madh që të nxërë sa më shumë prej tyre.

Në intervistën e sotme, kryeministri shqiptar përsëriti gjithashtu ftesën e tij për Farage që ta vizitojë vetë Shqipërinë:

“Ai ka thënë se do të vijë për vizitë dhe do të jem shumë i lumtur ta shoh. Plani i tij është të vijë dhe të bëjë gjestin e tij të pabesueshëm dhe plot talent teatral të politikës.”

Rama shton: “Do të jetë vërtet një mundësi e shkëlqyer për të takuar një njeri që ka shumë talent, është shumë inteligjent, për të lënë mënjanë teatrin e tij dhe gjithashtu për t’i treguar sa e bukur është Shqipëria dhe për ta bindur atë ta bëjë Shqipërinë një vend për pushimet e tij.”

 

Poll