POLITIKË /

Del nga qelia Taulant Tusha, krahu i djathtë i Erion Veliajt

Shkruar nga Versus

Del nga qelia Taulant Tusha, krahu i djathtë i Erion Veliajt

Gjykata e Posaçme e Apelit liron nga qeli duke çuar në arrest shtëpie një tjetër të besuar të Erion Veliajt të arrestuar në kuadër të dosjes “5D”.

Taulant Tushës iu pranua këtë të mërkurë kërkesa për të zëvendësuar masën e sigurisë, teksa më herët është liruar nga burgu edhe ish-drejtori tjetër i Bashkisë Redi Molla në tetor të 2025. Burime brenda seancës thanë për se gjyqtarja Ilirjana Olldashi lexoi vetëm dispozitivin në seancë dhe nuk arsyetoi shkaqet e një vendimi të tillë. 

Taulant Tusha ka qenë pjesë e Partisë Socialiste  që nga dita e parë e ardhjes në pushtet ku fillimisht mbante postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë për Çështje Sociale dhe Rinisë, të drejtuar nga Erion Veliaj në atë kohë.

Por sapo Veliaj u zgjodh kryebashkiak i Tiranës, Tusha u emërua Drejtor i Punëve Publike në Bashki. Pas kësaj Tusha ka drejtuar dhe Bordin Drejtues të Ujësjellësit të Tiranës. Por në vitin 2016, në momentin që u krijua Komisioni për koncesionin e mbetjeve, Tusha ishte i dërguari i Veliajt.

Taulant Tusha kishte një masë edhe për inceneratorin e Tiranës por disa kohë më parë, I përfundoi afatet e shlyerjes së dënimit me 2 vjet për shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. 

I vetmi që mbetet prapa hekurave [për skemën kriminale të shpërdorimit të fondeve publike përmes kompanisë së tyre private ku fitonin tenderat e Bashkisë ku ishin drejtues, është MAriglen Qato. SPAK tha se drejtorët e Veliajt ishin pronar de fakto të kompanisë “5 D konstruksion”, e cila merrte pjesë në dhjetëra procedura tenderas. Drejtorët ishin vetë tenderues e vetë fitues të miliona eurove./Versus.al

Poll