POLITIKË /

Demokratët ankimuan dekretin e Begaj, Kushtetuesja çon për diskutim në Kuvend çështjen e “Diellë-s”

Shkruar nga Versus

Demokratët ankimuan dekretin e Begaj, Kushtetuesja çon për

Gjykata Kushtetuese ka marr vendimin që çështja e dekretimit të ministres ‘Diella’ nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të shqyrtohet në seancë plenare.

“Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të Dekretit “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, nr.333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve”, sqarohet në vendimin e Kushtetueses.

Demokratët i kërkuan Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.

PD deklaroi se Kushtetuta nuk parashikon një institucion të tillë, ndërsa vendimmarrja për ngritjen e një strukture të re të rangut ministror i takon vetëm Kuvendit.

Deputetët e opozitës thanë se “Diella” është një projekt që, pavarësisht vlerësimit për inovacionin, nuk mund të marrë formë juridike përmes një dekreti presidencial, pasi kjo tejkalon kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe cenon rendin institucional të përcaktuar qartë nga ligji themeltar.

PD kërkoi që Gjykata Kushtetuese të ndërhyjë për të garantuar respektimin e parimeve të Kushtetutës, duke ndalur, siç thotë opozita, tendencën e mazhorancës për të përqendruar pushtetin dhe për të minuar funksionimin normal të institucioneve.

Poll