Disa deputetë të Partisë Demokratike të shoqëruar nga disa anëtarë demokratë kanë shkuar mbrëmjen e sotme në fshatin Surrel ku ndodhet edhe shtëpia e kryeministrit Edi Rama për t’i bërë thirrje këtij të fundit që të dorëhiqet nga posti i kreut të qeverisë.
Në marshimin e bërë kanë qenë të pranishëm deputetët Elda Hoti, Besart Xhaferri e Klevis Balliu.
‘’Nëse drejtësia nuk vepron ndaj teje, shqiptarët do të marrin nga shtëpia dhe do të çojnë ata në burg’’- kanë qenë fjalët e deputetit Klevis Balliu për mediat gjatë protestës së mbajtur mbrëmjen e sotme.
Kjo është e para protestë që deputetët demokratë po zhvillojnë në Surrel që pas skandaleve të publikuara së fundmi. Versus.al

