POLITIKË /

“Deri dje ishte plagë në shtetin tonë”, Rama: Së shpejti do të eksportojmë energji elektrike

Shkruar nga Versus

“Deri dje ishte plagë në shtetin tonë”, Rama: Së

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot parkun e energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë. Gjatë fjalës së tij, ai tha se po i vjen fundi kohës që Shqipëri do të duhet të dalë në treg për të blerë energji elektrike.

“Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit dhe ne do të jemi në kategorinë e atyre jo shumë vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna tek prodhimi i kësaj lënde vitale për organizmin e një shteti. Kjo si rezultat i investimeve të bëra gjatë gjithë këtyre viteve, por jo thjesht investime, por program dhe përpjekje e përditshme nga ana e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sot ato që deri dje ishin plagë në organizmin e shtetit shqiptar, ndërmarrjet e sektorit energjitik, janë pararojë në administrim dhe mirëfunksionimin e tyre”- tha Rama.

Ndërsa shtoi se deri në vitin 2030, vendi ynë do të mundet të eksportojë energji elektrike në rastet kur do të prodhojë mbi nevojat e saj.

“Uji do mbetet burimi kryesor, por energjia e diellit dhe erës po zënë vendin e tyre. vend që deri në fund të kësaj dekade do të jetë 30%. Do të kemi plotësisht të garantuar se sistemi ynë do jetë i vetëmjaftueshëm dhe çdo gjë që do prodhojmë përtej nevojave tona, do ta eksportojmë”- shtoi kryeministri. Versus.al

Poll