
Ditën e djeshme, Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA Donald Trump vizitoi Vlorën së bashku me një grup arkitektësh të cilët kanë marrë përsipër të ndërtojnë resortin luksoz të Jared Kushner në ishullin e Sazanit.
Mbrëmë edhe kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Vlorës ku u takua me Ivanka Trump me të cilën darkoi në një restorant në Orikum.
Pjesë e takimit ishin edhe rreth 60 arkitektë të cilët diskutuan mbi çështje të ndryshme të lidhura me arkitekturën dhe zhvillimin e përbashkët, ndërsa diskutimet vijuan deri rreth orës 23:00 të mbrëmjes. Versus.al


