
Kryeministri Edi Rama, ditë më parë në një forum diskutimi në Berlin bëri një deklaratë të pazakontë duke thënë se ministrja e Inteligjencës Artificiale “Diella” është shtatzënë me 83 fëmijë që do të jenë asistentë të deputetëve socialistë në Kuvend.
Kjo deklaratë së fundmi ka ngjallur të qeshura në formë tallëse në Komisionin Europian. Gjatë një konference për shtyp, gazetari Sandor Zsiros e pyeti zëdhënësin e KE nëse institucioni është i shqetësuar për atë çfarë po ndodh me Shqipërinë ku një është emëruar një ministre virtuale.
Zëdhënësi u përpoq ta mbajë situatën brenda kornizave dhe të jetë sa më diplomatik, megjithatë me ironi uroi edhe ministren “Diella” për shtatzaninë e saj të njoftuar nga Rama.
Pjesë nga konferenca:
Gazetari: A është komisioni në dijeni ose a është i shqetësuar që në Shqipëri, një vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE një ministre është zëvendësuar nga Inteligjenca Artificiale dhe tashmë kjo ministre është shtatzënë?
Gill: Prit, ti po më thua se një ministre e Inteligjencës Artificiale është shtatzënë?
Gazetari: Po (qesh)
Gill: Epo së pari na lejoni t’I shprehim urimet tona ministres për këtë lajm të gëzueshëm. (Salla qesh). Nuk jam i sigurt nëse kemi ndonjë gjë tjetër për të thënë për këtë temë.
Rama gjithmonë e më shumë po e përmend ministren “Diella” nëpër konferenca ku edhe kjo e fundit po merr pjesë. Ndërsa vijon me deklaratat se ministrja virtuale është shtatzënë duke bërë që të tingëllojnë të çuditshme tek të huajt. Versus.al
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       

 
	                        
	                        
	                        
	                       