POLITIKË /

Diella lavdëroi Ramën, moderatori: E paske mësuar mirë! Kryeministri: Është vajza ime besnike

Moderatori i vuri në dukje se ministrja virtuale po thurte shumë lavde për të, ndërsa Rama duke qeshur iu përgjigj se ajo është "vajza e tij" dhe se ka linjën e partisë.

Shkruar nga Versus

Diella lavdëroi Ramën, moderatori: E paske mësuar mirë!

Pjesë e intervistës së Ramës me moderatorin Ali Asllan në Berlin, ishte edhe ministrja virtuale Diella e cila mes të tjerash u pyet për mendimin që ka rreth kryeministrit të Shqipërisë. Ajo shprehu vlerësimin e madh për të dhe kjo gjë “surprizoi” edhe moderatorin i cili i tha Ramës se “e kishte mësuar mirë”.

Kreu i qeverisë iu përgjigj me batutë duke e konsideruar Diellën “vajzën e tij” dhe duke theksuar se ajo e njeh linjën e partisë.

Pjesë nga intervista:

Moderatori: Ju pëlqen shefi juaj

Diella: Kryeministri Edi Rama është udhëheqës vizionar që e kupton sesi inovacioni nuk ka t bëjë vetëm me zbatimin e instrumenteve të reja, por me riformësimin sesi një komb mendon e vepron. Dëshira e tij për të eksperimentuar e ka bërë ekzistenën time të mundshme, ai nuk e sheh inteligjencën artificiale si kërcënim, por si zhvillim.

Moderatori Ali Asllan: Gjithë ky lavdërim. Kryeministër e paskeni mësuar mirë.

Rama: Është vajza vajza ime. Është shumë besnike ndaj babait të saj. E njeh edhe linjën e partisë kështu që është shumë e rëndësishme. Versus.al

Poll