POLITIKË /

''Dita e fundit e verës që e gjen në pushtet", Berisha në Elbasan: Rama nuk ka më të ardhme

Shkruar nga Versus

''Dita e fundit e verës që e gjen në pushtet",

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ashtu si në çdo vit edhe këtë herë vizitoi Elbasanin në kuadër të festës së “Ditës së Verës”. Duke uruar shqiptarët për festën e lashtë, Berisha nuk ngurroi të përmendte edhe situatën ku ndodhet vendi duke akuzuar qeverinë Rama për mbylljen e dyerve të integrimit drejt BE.

“Së pari, qytetarëve, banorëve të Elbasanit, sot si kryeqyteti i festës për mbarë kombin, u uroj gëzuar Ditën e Verës, festën më të lashtë jo vetëm të shqiptarëve ç’është e vërteta, por edhe të kombeve të tjera, një ditë që ngjall shpresë, frymëzon ripërtëritje, një ditë pra gëzimi.

Dhe sot këtë festë shqiptarët e festojnë më të bindur se kurrë se festën tjetër të keqen ia lanë dimrit dhe Rama me Lubinë të ardhme nuk kanë më. Kjo është dita e fundit e verës që ata i gjen me karrige të thyer ashtu siç janë. Nuk e meritojnë!

Ndaj dhe le të urojmë që ditën e ardhshme të verës, qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë ta festojnë siç ua do zemra, ta festojnë me dyer të hapura drejt të ardhmes dhe drejt Europës.

Është e trishtë dhe e dhimbshme se në 34 vite kjo është dita e parë e verës në të cilën dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët për shkak të veprimeve të pashembullta në historinë e vendeve që shkojnë drejt integrimit nga dyshja Rama-Balluku. Ndaj dhe le të urojmë dhe të punojmë që dita tjetër e verës të na gjejë sa më afër ëndrrës tonë evropiane.”, tha Berisha. Versus.al

Poll