Në mënyë të vazhdueshme gjatë kësaj fushate elektorale, kryetari i PD, Sali Berisha e ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një përballje televizive për të debatuar mbi idetë e tyre të qeverisjes.
Megjithatë kryeministri nuk ka pranuar. Gjendur në këto rrethana, Berisha tha se të premten në darkë gjatë kohës që Rama do jetë në intervistë, do të rrethohet godina e televizionit nga mbështetës të PD në formë proteste.
Ndërsa i la edhe një porosi moderatorit Blendi Fevziu në “Opinion”, një pasaportë me foton e Ramës me mbishkrimin “Narkoshteti, 12 vitet e Edi Ramës”.
Sali Berisha: Ai ka zgjedhur të premten për të ardhur këtu vetëm. Pasi unë e kam ftuar kudo. Atëherë do bëjmë këtë. Ose unë do të mbledh dhjetra mijëra të rinj protestë rreth Klanit si për praninë e diktatorit në studio.
Blendi Fevziu: Kemi masa të tjera nga mund të hyhet.
Sali Berisha: Unë kam dhuratën time për të. Këtë pasaportë, të lutem do t’ja japësh si dhuratë nga unë nesër që e ke në studio. Narkoshteti, pasaporta. Jepja pasaportën. Versus.al








