POLITIKË /

“Do strehojmë emigrantë sa kohë të dojë Italia”, Meloni falenderon Ramën pas deklaratës së tij

Shkruar nga Versus

“Do strehojmë emigrantë sa kohë të dojë  
Pak orë pasi kryeministri Rama deklaroi se marrëveshja për refugjatët mes Italisë dhe Shqipërisë do të vijojë përsa kohë Italia do të dojë. Giorgia Meloni ka përshëndetur vendimin e kreu të qeverisë shqiptare.

“Faleminderit Edi!” shkroi Meloni në një postim në rrjetet sociale.

Dje Rama përgënjeshtroi lajmet e publikuara lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët në kampin e Gjadrit duke thënë se ky protokoll do të qëndrojë për shumë kohë .

“Për të gjithë gazetarët nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë në lidhje me një citim mashtrues të raportuar nga një media pas një interviste me ministrin e Jashtëm shqiptar: Më lejoni të përsëris, qartë dhe me shpresë njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia do ta dojë atë” shkroi Rama në reagimin e bërë. Versus.al

Poll