POLITIKË /

“Do të përdoret për pastrimin e parave”, PD letër PE për “Paqen Fiskale”! Tabaku: Cënon bizneset e ndershme

Shkruar nga Versus

“Do të përdoret për pastrimin e parave”, PD

Partia Demokratike i ka dërguar një letër Parlamentit Europian duke ngritur disa prej problemeve të cilat sipas saj i sjell paketa e quajtur nga qeveria si “Paqja fiskale”. Deputetja Jorida Tabaku tha se në realitet bëhet fjalë për amnisti fiskale që do të mundësojë pastrimin e parave.

Sipas saj, një paketë e tillë është jo vetëm antikushtetuese, por cënon barazinë para ligjit të bizneseve që punojnë ndershmërisht.

“E maskuar me emrin e paqes fiskale është e dëmshme për ekonominë shqiptare dhe për marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. Rreziqet e kësaj amnistie fiskale janë të menjëhershme. Cënon barazinë para ligjit të bizneseve që punojnë ndershmërisht në këtë vend dhe të atyre që mund ta përdorin këtë paqe fiskale si kanal për pastrimin e parave. Veçanërisht në sektorin e ndërtimit që është kthyer në gangrenë për ekonominë shqiptare. Për javë më radhë i kam kërkuar ministrisë së Financave që të bëjë transparencë për përfituesit e kësaj paqje fiskale”- u shpreh ajo mes të tjerash. Versus.al

Poll