POLITIKË /

Dorëheqja e papritur nga posti i kryebashkiakut të Vlorës, zbardhet mesazhi i fundit i Dredhës për kolegët (FOTO)

Shkruar nga Versus

Dorëheqja e papritur nga posti i kryebashkiakut të Vlorës,

Ditën e djeshme u bë me dije se kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha i cili u zgjodh në këtë post që prej muajit korrik të vitit 2023, ka dhënë dorëheqjen për arsye që ende mbeten të paqarta.

Së fundmi është publikuar edhe mesazhi i tij i fundit në grupin me kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij në bashki të cilëve u ka shprehur falenderimet.

“Faleminderit dhe ndjesë që po e lë këtë rrugëtim në mes, por sinqerisht, për mua ka qenë privilegj & kënaqësi t’ju shërbej, edhe pse jo të gjithëve zgjidh hallet! Duke ju uruar më të mirën juve dhe familjeve tuaja, me shumë respekt, Ermali”, – thuhet në mesazhin e Dredhës drejtuar kolegëve të tij.

Dorëheqja e papritur nga posti i kryebashkiakut të Vlorës,

Aktualisht Vlora është në situatë të rëndë nga përmbytjet si pasojë edhe e shirave të dendur që përfshinë vendin gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Nuk dihet ende nëse dorëheqja e Dredhës ka të bëjë me një përplasje me Ramën, apo është vendim i marrë prej tij për arsye personale. Versus.al

Poll