Ditën e djeshme banorët e Rrjollit kritikuan kryedemokratin Sali Berisha se ky i fundit pavarësisht se u kërkonte të merrnin pjesë në protesta, nuk u kishte dalë në mbështetje përballë aksionit të “Gener 2” për të ndërtuar resortin e Bashkim Ulajt në tokat e tyre.
Berisha thotë se PD është interesuar për këtë çështje dhe se deputetët demokratë kanë qenë aty për t’i dëgjuar. Por më tej shtoi se e mbështet protestën, vetëm se duhet që të gjitha pretendimet të jenë të bazuara në dokumente.
“Ne kërkojmë dhe insistojmë respektin e plotë të të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të tjera të qytetarëve. I them atij qytetari që nuk është e vërtetë që PD nuk është interesuar. Ai mund të mos e dijë, e kjo është normale. Por deputetët të PD-së kanë qenë aty dhe janë marrë me problemin dhe merren.
Natyrisht ne mbështesim protestën pa diskutim, kur problemet janë gjithçka bazuar mbi dokumente të sakta, zyrtare, të vërteta. Çka unë nuk i diskutoj. Apriori nuk hedh poshtë asnjë pretendim të atyre protestuesve, ndaj dhe ne po shohim, po e ndjekim. A duhet bazohet mbi dokumente, duhet. Sepse nuk kam asnjë lloj dijenie, është blerë, nuk është blerë. Po ne po e ndjekim këtë zhvillim. Por ne jemi kategorikisht kundër prekjes qoftë edhe të një metër katrorë tokë të pronarëve privatë”, u shpreh kryedemokrati. Versus.al


