POLITIKË /

E quajti Sude që ia bleu votat Rama, Tabaku i përgjigjet Adriana Kalasë: Akuzat s’më mërzisin

Deputetja e PD, Jorida Tabaku u është përgjigjur akuzave të bëra nga anëtarja e Kryesisë së PD, Adriana Kalaja e cila e cilësonte  Tabakun Sude që u mbështet në fushatë nga oligarkët dhe PS-ja.

Shkruar nga Versus

E quajti Sude që ia bleu votat Rama, Tabaku i përgjigjet Adriana

Deputetja e PD, Jorida Tabaku u është përgjigjur akuzave të bëra nga anëtarja e Kryesisë së PD, Adriana Kalaja e cila e cilësonte  Tabakun Sude që u mbështet në fushatë nga oligarkët dhe PS-ja. Në “Kjo Javë”, në News24, Tabaku tha se akuza të tilla nuk e mërzisin dhe as e dekurajojnë. Ajo tregoi mesazhin që ka marrë nga kreu i PD, Sali Berisha i cili e ka përgëzuar për fushatën

“Nuk vij sot në politikë, kam 15 vite në politikë dhe nëse është diçka që kam bërë me qëndrueshmëri ka qenë denoncimi për oligarkët. Nuk kam marrë një sallë të madhe as nuk kam organizuar një event dhe çdo gjë ka qenë prej njerëzve të cilët kanë punuar me mua pa pagesë dhe me shpirt. Unë jam e hapur dhe transparente ndaj procesit dhe cilido person dhe kjo është akuza e fundit që mund të bëhet kundrejt meje. Akuzat ndaj meje nuk më mërzisin dhe nuk më dekurajojnë por vazhdoj punën time. Doktor Berisha më ka përgëzuar për fushatën dhe kemi komunikuar dhe për aktivitetet politike”, tha deputetja e PD.

Tabaku u shpreh se ka respektuar strategjinë  e bërë nga PD-ja që në krye të fushatës e cila konsistonte me programet e mëvetshme dhe jo në banalizime dhe fyerje personale me kolegët e partisë.

“Partia Demokratike vendosi një strategji të qartë në fillimin e fushatës, e cila ishte që ne do të flisnin vetëm për programin tonë dhe nuk do binim asnjëherë në nivelin e asaj që kundërshtari bën dhe shpeshherë ka qenë një nivel ofendimesh dhe sulmesh por do përpiqemi të ofrojmë një alternativë.’- tha ajo.

Tabaku nuk e cilësoi si fitoren e vet personale sepse s’është fitore sa kohë nuk ka rotacion politik.

“Nuk ka një fitore e imja personale kur e përgjithshmja është kështu sepse nuk ishte një betejë për t’u futur në parlament por ishte një betejë e Partisë Demokratike dhe unë të isha me ata atje. Nuk mund ta konsideroj të plotë përderisa nuk ndodhi rotacioni politik.”- tha Tabaku. Versus.al

Kujtojmë se ndonëse Berisha shprehu konsideratë për Tabakun, Adriana Kalaja këmbëngul duke u shprehur se një ditë Berisha do i kërkojë falje dhe do e besojë.

Poll