Ndonëse kreu i PD-së, Sali Berisha ka mohuar skenarin që pretendonte Adriana Kalaja për vjedhjen e votave nga ana e Jorida Tabakut, juristja nuk dorëzohet. Berisha u shpreh dje se Kalaja nuk ka asnjë provë apo fakt për të provuar akuzat e saj se deputetes Tabaku “ia bleu votat Edi Rama”, me qëllim që të poshtëronte sipas saj kundërshtarin e tij politik.
Kaq i është dashur Adriana Kalasë për të shpërthyer nëpër postime në rrjete sociale ku është shprehur se do vijë një ditë që Berisha do i japë të drejtë dhe do i kërkojë falje.
“Je shumë gabim. Partia jonë prandaj quhet demokratike. Do vi dita kur dr.Berisha të më japë të drejtë. Plus që kanë gjithë këto ditë ata që më kundërshtonin prej dy vitesh si për Kodin Zgjedhor, si për votën e diasporës, më kanë kërkuar falje. Gjithsesi, mbaje këtë status se do i rikthehemi shumë shpejt”, shkruan Kalaja. Versus.al







