POLITIKË /

Emërimi i 24 vjeçarit në Portin e Durrësit, Spaho: Berisha gënjeu motrën e tij, njësoj si mua

Spaho e konsideron këtë si kalim votash nga e djathta tek e majta.

Shkruar nga Versus
Emërimi i 24 vjeçarit në Portin e Durrësit, Spaho: Berisha
Rubin Rredhi

Edmond Spaho, ish-deputeti i PD reagoi së fundmi lidhur me emërimin e Rubin Rredhit, 24 vjeçarit që u bë zv.drejtor i Përgjithshëm i Portit të Durrësit. Rredhi njihet edhe për faktin se është djali i Agim Rredhit, ish-kryekomunarit të Remasit nën siglën e PD. Po ashtu është vëllai i Elizabeta Rredhit, e cila kishte kandiduar në primaret e PD për zgjedhjet e 11 majit.

Spaho shkruan se ky emërim është një tjetër tërheqje e votave të djathta drejt së majtës, ndërsa kritikoi ashpër edhe Berishën për faktin se si vetë atij, edhe Elizabeta Rredhit i kishte premtuar se do e kandidonte në listën e mbyllur.

“Ky nuk është bashkëpunim mes së majtës dhe së djathtës, por tërheqje e votave të së djathtës nga e majta. Motrës së këtij djali, Berisha i premtoi që do jetë në listën e mbyllur të PD, por e gënjeu si edhe disa të tjerë. Kështu më gënjeu edhe mua. Burri mbahet nga fjala. Të gjithë këta, u shkëputën prej së djathtës dhe po kalojnë majtas.

Mos i gënjeni njerëzit, mos premtoni dhe pastaj i zhgënjeni, sepse ata do ikin, sikurse kanë ikur me gjithë fiset që përfaqësojnë. Njerëzit nuk janë lolo që të luani ju. Kush paguan për çfarë bëni ju? Demokratët e varfër që ju ndjekin nga pas”, shkruan Spaho. Versus.al

Poll