POLITIKË /

"Emëronte ministrat e Brendshëm", Berisha për Agasin: Tentoi të rrëmbente Arben Ahmetajn

Shkruar nga Versus

"Emëronte ministrat e Brendshëm", Berisha për Agasin:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti fjalën e tij në tryezën e thirrur me aleatët e opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ai përmendi sërish biznesmenin e shpallur në kërkim, Ergys Agasin si kreun e grupit kriminal në skandalin e AKSHI-t. Berisha tha se Agasi emëronte ministrat e Brendshëm.

Ndërsa shkoi më tej duke pretenduar se Agasi kishte organizuar pengmarrjen e mbetur në tentativë të zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj.  

“Shqiptarët përjetojnë një narko-diktaturë. Ato diktojnë rezultatin e zgjedhjeve. Kanë futur në parlamentin aktual 28 deputetë me listë. Ato marrin çdo vendim, emërojnë çdo ministër. Ju rikujtoj këtu se Ergys Agasi, për llogari të bandave dhe të tij, ka larguar nga detyra 3 ministra të brendshëm. Kush ishte Ergys Agasi? Njeriu më i afërt në çdo aspekt i Edi Ramës. Njeriu më i afërt. Njeriu që merrte pengje për Edi Ramën dhe që organizon t’i sjellë peng edhe Arben Ahmetajn për shkak të denoncimeve që i bën ai nga Lugano.

Pra, ky regjim ka shkatërruar Shqipërinë në një rrezik për Europën. Imagjinoni ju se çfarë është ky regjim për qytetarët e vet. Ministrat, drejtori i përgjithshëm i policisë, drejtorë agjencish, janë që të gjithë të lidhur këmbë e xhep me klanet e drogës sepse padrinoja i vendit e konsideron drogën si rrugën e zhvillimit”- tha Ahmetaj. Versus.al

Poll