POLITIKË /

“Erdha me shumë frikë”, Rama në Librazhd ironizon Alizotin: Ka dalë njëri që thotë se do më hajë të gjallë

Shkruar nga Versus

“Erdha me shumë frikë”, Rama në Librazhd ironizon

Kryeministri Edi Rama në vazhdën e takimeve përmbyllës të fushatës elektorale, ndodhet sot në Librazhd nga ku ironizoi edhe deklaratat e bëra nga drejtuesi politik i PD për Elbasanin, Tomor Alizoti.

Ky i fundit në takimet e mbajtura ka paralajmëruar zyrtarët e PS të cilëve iu është shprehur duke u thënë “do t’ju hamë të gjallë nëse presiononi zgjedhësit”. Më tej e përforcoi deklaratën e tij edhe për Ramën.

Kryesocialisti shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve kur u shpreh se kishte menduar të kthehej mbrapsht se mos i del Alizoti.

“Ju kërkoj ndjesë për këto munita me vonesë. Por kam ardhur me shumë frikë sot edhe gati gati isha duke kthyer mbrapsht. Se ka dalë njoni këtej që do na hajë të gjallë. Edhe thashë…, mirëpo nuk e shoh gjëkundi atë. Sot kemi edhe një takim të madh në Elbasan dhe ju falenderoj shuëm që jeni kaq shumë këtu se duke ju parë kaq shumë, edhe mua më del pak frika. Se ai kur thotë do hamë, ai ha me gjithë mend”- u shpreh Rama. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: