POLITIKË /

Erion Braçe kërkon Bashkinë e Tiranës: Mjaft më, do kërkoj votat e socialistëve

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Njësinë 5, ku Braçe theksoi se do të kërkojë mbështetjen e socialistëve në të gjithë kryeqytetin, duke lënë të hapur mundësinë e një gare si kandidat i pavarur.

Shkruar nga Versus

Erion Braçe kërkon Bashkinë e Tiranës: Mjaft më, do

Deputeti socialist Erion Braçe ka hedhur një hap të papritur në skenën politike, duke paralajmëruar kandidimin e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës, edhe nëse nuk do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Socialiste.

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Njësinë 5, ku Braçe theksoi se do të kërkojë mbështetjen e socialistëve në të gjithë kryeqytetin, duke lënë të hapur mundësinë e një gare si kandidat i pavarur.

“Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët e ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën dhe nëse nuk do të jem kandidat zyrtar i PS, do të shpall kandidaturën si kandidat I pavarur për kryetar bashkie në Tiranë” mësohet se është shprehur Brace në mbledhje.

Ky qëndrim i deputetit vjen në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vendimin e strukturave drejtuese të PS dhe kryetarit Edi Rama, i cili ka shpallur tashmë Ogerta Manastirliun si kandidaten zyrtare për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Deklarata e Braçes ka shkaktuar surprizë në radhët e socialistëve, përfshirë edhe drejtues të lartë si Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj, të pranishëm në mbledhje./Versus.al

Poll