Juristi i njohur, Bledar Dervishaj ka komentuar seancën publike të zhvilluar dje në Gjykatën Kushtetuese sa i takon kërkesës së kryeministrit, Edi Rama për rrëzimin e vendimit të GJKKO që pezullonte nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale Dervishaj shkruan se qëndrimi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) nuk u ngrit në nivel kushtetues dhe se argumentet e paraqitura mund të vlejnë vetëm për gjykatat e zakonshme dhe jo para trupës kushtetuese.
Sipas tij, argumentet e dhëna nga prokurorët e SPAK nuk kishin asnjë lidhje me objektin e shqyrtimit duke theksuar se Prokuroria e Posaçme ka hyrë në një terren që nuk e zotëron dot.
Postimi i Dervishajt:
Mbrojtja që Prokuroria e Posacme i bëri sot veprimtarisë së saj dhe vendimit të GJKKO-së, nuk u ngrit në nivel Kushtetues, por thjesht dhe vetëm tek rreziku i helmimit/prishjes së provave, etj. Këto lloj argumentesh vlejnë vetëm për gjykatat e zakonshme, por jo përpara trupës kushtetuese.
Çështja obekt shqyrtimi përpara Gj.Kushtetuese ska asnjë lidhje me argumentet e dhëna nga Spak. Çështja objekt gjykimi është krejt tjetër gjë, terren të cilin SPAK nuk e zotëron dot, pavarësisht se e ka shkelur keq në rastin konkret. Versus.al

