Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve në disa qarqe nga ana e KQZ, Partia Demokratike ka nisur me ankimimet, duke filluar nga qarku i Kukësit.
Pavarësisht se në këtë qark, demokratët fituan 2 mandate përballë një mandati të socialistëve, sërish ankimimi pretendon për tjetërsim dhe blerje votash në favor të PS.
Sipas PD, rezultati është i manipuluar për shkak të metodave të ndryshme të përdorura për tjetërsimin e votës së qytetarëve. Versus.al







