POLITIKË /

"Fokus tek lufta kundër korrupsionit", Rama për negociatat me BE: Sfida e sfidave është siguria ushqimore

Rama theksoi nevojën që inspektimet e AKU të vazhdojnë për të arritur garantimin e sigurisë ushqimore në vend.

Shkruar nga Versus
"Fokus tek lufta kundër korrupsionit", Rama për negociatat
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e bërë lidhur me ecurinë e procesit të negociatave me Bashkimin Europian ku theksoi se procesi është një luftë që bëhet për transformimin institucional.

Sipas tij fokusi kryesor është në luftën kundër korrupsionit. Ndërsa nënvizoi se dy pika që duhet të përqendrohemi janë edhe prokurimet publike dhe siguria ushqimore.

“Ky proces siguron luftën kundër korrupsionit jo thjesht si një luftë që zhvillohet në frontin midis institucioneve të drejtësisë, por si një luftë që zhvillohet edhe në fronin e modernizimit të transformimit institucional dhe realizimit të kapacitetit të shtetit për të parandaluar korrupsionin. Për të parandaluar veprimtari që zhvillohen në hapësira gri. Barrën më të madhe në gjithë këtë proces negociatash e ka ekonomia. Por pastaj barra bëhet e qartë në gjithë kompleksitetin e vetë kur sheh sesi shtrihet tek infrastruktura, energjia, financat, bujqësia e me radhë.

Dy gjëra më bien në sy në prezantimin që u bë. E para është domosdoshmëria për të kaluar nga një progres i kufizuar në një progress të mirë tek prokurorimi publik ku kemi bërë progres të madh, por nuk jemi ende në kornizën e progresit të mirë.

Një gjë tjetër që më bëri përshtypje është kontrolli financiar ku edhe aty progresi është i kufizuar. Ndërkohë që reforma për kontrollin financiar është e domosdoshme dhe për këtë arsye kemi nisur një punë paraprake duke e mbyllur me sfidën e sfidave që është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit. Prandaj reforma e inspektimit duhet të vazhdojë. Është e domosdoshme që ajo që ka filluar me AKU të shtrihet edhe në inspektoriatet e tjera”- tha Rama mes të tjerash. Versus.al

Poll