POLITIKË /

Fyerjet ndaj Peleshit, Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga Kuvendi

14 deputetë të PS kishin firmosur kërkesën për përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi.

Shkruar nga Versus
Fyerjet ndaj Peleshit, Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga
Gazment Bardhi, Niko Peleshi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përjashtuar nga seancat plenare të Kuvendit për 15 ditët e ardhshme. Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes që mbajti Sekretariati i Etikës dhe Disiplinës në Kuvend.

Të premten 14 deputetë socialistë kishin dorëzuar përjashtimin e Gazment Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi për fyerjet që ky i fundit bëri kundrejt kryeparlamentarit Niko Peleshi gjatë seancës plenare të 16 tetorit duke e cilësuar me fjalët: “i paburrë” dhe “i paaftë”.

Momenti i tensionit mes Peleshit dhe Bardhit solli edhe ndërprerjen e seancës gjatë kohës që raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Përplasja erdhi si pasojë e kërkesës së Bardhit që deputetët t’i bënin pyetje në sallë komisionerit, gjë që u refuzua nga Peleshi i cili tha se komisioneri do t’u përgjigjej vetëm pyetjeve që deputetët kishin dorëzuar më herët me shkrim. Versus.al

Poll