POLITIKË /

Gara për bashkinë Tiranë/ PD e ka gati kandidaturën përballë Manastirliut? Këlliçi zbulon 2 emrat e mundshëm

Shkruar nga Versus
Gara për bashkinë Tiranë/ PD e ka gati kandidaturën
Belind Këlliçi dhe Ogerta Manastirliu

Pasi PS ka zyrtarizuar kandidaturën e Ogerta Manastirliut për kreun e bashkisë së Tiranës, pritet kundërpërgjigjia e Partisë Demokratike për një figurë që do të synojë të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.

I pyetur nëse PD e ka gati një person të tillë, deputeti Belind Këlliçi përmendi në emisionin “Quo Vadis” emrat e Ilir Alimehmetit dhe deputetes Jorida Tabaku të cilët sipas tij i kanë të gjitha mundësitë për ta mundur Manastirliun në një garë të ndershme.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Borakaj: Keni ju në figurë sot?

Këlliçi: Po patjetër që po janë disa.

Borakaj: Cilët?

Këlliçi: Është Ilir Alimehmeti, i cilli ka qenë kandidat edhe përballë meje brenda partisë.

Bregu: Mesa di unë Alimehmeti nuk e ka më ambicie.

Këlliçi: Kjo do të jetë pjesë e strukturave.

Borakaj: Je me teorinë e Agron Shehajt?

Këlliçi: Jam me gjysmëteorinë e Agron Shehajt. Do të duhet një figurë politike e dakordësuar.

Myslimaj: PD e ka të vështirë t’i bëjë bashkë partitë e vogla.

Këlliçi: Ne flasim për parti që kanë në sfond partitë e vogla që duan rrëzimin e Ramës. Unë mendoj se zoti Alimehmeti ka staturën për të dhënë më të mirën. Zonja Jorida Tabaku po ashtu.

Borakaj: Ju kë medoni se ju përfaqëson më mirë?

Këlliçi: Nuk e them dot unë personalisht. Por po them nëse vjen çështja te emrat, ka emra sa të duash që kanë mundësinë për të mundur Ogerta Manastirliun. Versus.al

Poll