POLITIKË /

Garë e ngushtë për votën e diasporës në Tiranë, Xhaçka para Gjylametit! Alimehmeti më i pëlqyeri te PD

Alimehmeti i cili mbeti jashtë Kuvendit, rezulton më i pëlqyeri nga votat e diasporës për PD-në në Tiranë.

Shkruar nga Versus

Garë e ngushtë për votën e diasporës në

Numërimi i votave për kandidatët e partive politike, ka sjellë zhvillime të tjera mes kolegëve të cilët luftojnë për diferenca të ngushta votash. Ditën e djeshme numërimi i votave për Tiranën brenda vendit, u mbyll me Olta Xhaçkën e cila fitoi hyrjen në Kuvend me vetëm 2 vota diferencë nga Blerina Gjylameti.

Ndërsa sot kur numërohen votat e diasporës për kandidatët, Xhaçka ka thelluar avantazhin ndaj Gjylametit. Konkretisht ish-ministrja ka marrë 307 vota nga numërimi i 27.697 zarfeve për Tiranën, ndërsa kolegia e saj, vetëm 213 vota. Megjithatë diferenca mbetet e ngushtë.

Garë e ngushtë për votën e diasporës në

Garë e ngushtë e votave të diasporës është edhe për më të pëlqyerit e demokratëve. Aktualisht listën e PD për më të votuarin e diasporës në Tiranë, e kryeson Alimehmeti me 1141 vota, ndërsa ndjekësja më e afërt e tij, Tabaku e cila deri më tani i ka zënë vendin në Kuvend, numëron 1033 vota.

Garë e ngushtë për votën e diasporës në

Numërimi vijon dhe kanë mbetur më pak se 16 mijë zarfe për t’u numëruar. Versus.al

Poll